FOTO: Dragashi mbulohet nga bora

Kosova është përfshirë nga një mot me reshje shiu e bore dhe me ulje të ndjeshme të temperaturave.

Ndërkohë që në viset e rrafshta po bie shi, i shoqëruar me fjolla bore, në vise të larta malore ka reshje të dendura bore.

Një qytetar ka dërguar fotografi nga Dragashi, ku reshjet e borës kanë qenë të dendura.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, për sot temperaturat më të ulëta do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 3 gradë, e ato më të lartat ndërmjet 2 e 8 gradë celsius.

Kushtet biometeorologjike sipas Institutit mbesin relativisht të mira, por jo edhe kushtet agrometeorologjike, pasi që fusha e pemëtarisë, konkretisht lulet e disa pemëve të hershme, mund të rrezikohet nga vlerat negative që parashihen në fillim të javës (të hënën dhe ditën e martë).

Këto janë fotot e dërguara nga një qytetar në adresë të KALLXO.com: