FOTO - Digjet një veturë në qendër të Prishtinës

Një veturë është kapluar nga flakët para pak minutash në afërsi të “Hotel Grand” në kryeqytet.

Nga fotografitë e dërguara në KALLXO.com, shihet se në vend të ngjarjes janë qytetarët që po mundohen ta lokalizojnë zjarrin.

Sipas fotografive në vend të ngjarjes  janë policia e Kosovës, dhe zjarrfikësit të cilët janë duke u munduar ta lokalizojnë zjarrin.