FOTO: Digjet një veturë në ‘Breg të Diellit’

Një veturë është djegur sonte në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Rasti ka ndodhur afër udhëkryqit në mes të rrugëve “Enver Maloku” dhe “Eqrem Çabej”.

Një qytetar ka dërguar foto në adresë të KALLXO.com.

Siç shihet në foto, në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit, të cilët edhe e kanë fikur zjarrin.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë rast.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari.