(FOTO) Digjet banesa në Ulpianë

Një banesë në lagjen ‘Ulpiana’ është kapluar nga zjarri në orët e mëngjesit së të premtes. KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes. Zjarrëfikësit dhe policia gjenden para banesës ndërsa zjarri është lokalizuar. Deri më tani nuk ka informacione nëse ka të lënduar.