(FOTO) Digjen mbeturinat afër ndërtesës shumëkatëshe në Breg të Diellit

Një zjarr ka kapluar mbeturinat që ishin të grumbulluara ngjitas me një ndërtesë shumëkatëshe në Prishtinë, përballë parkut “1 Tetori” në lagjen Bregu i Diellit.

Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa sipas fotografive të siguruara nga KALLXO.com, të pranishëm kanë qenë edhe njësitet e Policisë së Kosovës. Për dëmet e shkaktuara, ende nuk ka informacion, sikur që nuk dihet nëse zjarri ishte apo jo i qëllimshëm.