
(FOTO) Dhia e egër vritet në Bjeshkët e Lumbardhit, prokuroria ngrit aktakuzë
30.1.2020 - 19:26
Petrit Lulaj nga fshati Treboviq i Pejës dyshohet se ka vrarë një dhi të egër, kafshë kjo e mbrojtur me ligjet e Kosovës.
Dhia është vrarë më 11 nëntor të vitit të kaluar në Bjeshkët e Lumbardhit.
Dosja e Prokurorisë se Pejës sqaron se vrasja është bërë me armë të llojit “Saurer”.
Kashfa e vrarë më pas është futur në veturë.
KALLXO.com ka siguruar edhe disa fotografi të kafshës dhe armës se të akuzuarit.
Lulaj po akuzohet edhe për vepër penale të armëmbajtjes pa leje.
Prokuroria e Pejës ka kërkuar edhe konfiskimin e armës dhe 36 municione.