FOTO dhe VIDEO- Vitia në karantinë, policia ruan kufijtë dhe rrugët pastrohen

Komuna e Vitisë sot ka vazhduar me masat parandaluese të virusit COVID-19.

Hapi i radhës ishte pastrimi i rrugëve publike, ambienteve ku ka pasur më shumë frekuentim të qytetarëve si dhe oborrit të QKMF-së.

Në Qytetin e Vitisë janë identifkuar deri më tani 7 persona të prekur me coronavirus.

Që nga java e kaluar ky qytet është futur në karantinë dhe veturat e as këmbësorët nuk lejohen të dalin apo të hyjnë në Viti.

Nga pamjet e siguruara  nga KALLXO.com vërehet se ka pjestarë të policisë në magjistralen e cila dërgon për Gjilan.

“Deri në vazhdimin e kësaj gjendje nga Vitia nuk do të lejohen të dalin qytetarët e Vitis e as nik do të mund të hyjnë qytetarë të tjerë në Viti”, tha  zyrtari policor i cili nuk pranoj të prezantohet me emër.

Është vërejtur edhe  gatishmëri e lartë e punonjësve shëndetësor afër tendes në oborrin e QKMF-së.

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 16 persona të prekur me virusin COVID-19. Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus.

Ndërkaq, tre persona të prekur me coronavirus janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës pasi erdhën nga Londra.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.

Momentalisht në botë numërohen mbi 180 mijë të infektuar me këtë virus, dhe mbi 7 mijë kanë vdekur.

Vendet më të prekura në botë nga virusi janë Kina dhe Italia.