FOTO - Deputetja e PDK-së e shpallë ‘në kërkim’ ministrin Agim Veliu  

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu e ka shpallur “në kërkim” ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu.

Kjo pasi, ministri për të dytën herë nuk u paraqit në Kuvend për interpelancë.

Deputetja Musliu e ka vendosur një fotografi të Veliut në të cilën gjendet mbishkrimi “Wanted”.

Lidhur me këtë veprim ajo e ka bërë një publikimin në profilin e saj në Facebook.

“Kërkohet  Ministëri  i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Agim Veliu! Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë person ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend”, thuhet në publikimin e saj.

Kërkohet Ministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike
Agim Veliu!
Lusim qytetarët që nëse e takojnë këtë përson ti tregojnë se e ka obligim ligjor të vij të raportoj në Kuvend.

Posted by Ganimete Musliu on Friday, November 27, 2020

Veliu ishte thirrur në interpelancë, sipas  kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, mbështetur edhe nga 5 deputetë të tjerë, në lidhje me shmangien për të raportuar në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Foto: Ganimete Musliu/ Facebook