FOTO - Deputeti Mergim Lushtaku i vendos infuzion Qeverisë Kurti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, sot gjatë seancës së Kuvendit, ka vendosur një infuzion para ulëses së kryeministrit Albin Kurti.

Lushtaku ka thënë se Qeveria dhe shëndetësia kanë nevojë për infuzion.

Ai përmes një postimi në Facebook tha që gjendja në shëndetësi është e rëndë.

“Gjendja në shëndetësi është e rëndë, me mungesë të barnave nga lista esenciale kurse në kulmin e krizës vjen dorëheqja e Ministrit të dytë në një vit e gjysmë qeverisje. Një infuzion ia vendosa sot për shkak qe qeveria është aq e dobët, sa nuk po qëndron dot në këmbë” – ka thënë Lushtaku.

Teksa ka thënë se kryeministri po dështon në çdo sferë, Lushtaku ka kërkuar dorëheqjen e Kurtit.

“Duke parë dhe paaftësinë në përgjithësi të Qeverisë, më së miri do të ishte dorëheqja e kryeministrit sepse po dështon në çdo sferë të jetës” – ka thënë Lushtaku.

Dje, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë, pas gati një vjet në krye të saj.