Foto: Deputetët e LVV-së dhe LDK-së hynë në sallë

Ndonëse ka kaluar gjysmë ore nga koha kur do të duhej të niste seanca e Kuvendit për votimin e Qeverisë ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Ndërkaq, në sallën plenare të Kuvendit tashmë kanë nisur të hynë deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës si dhe të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në sallë janë parë deputetët e LDK-së Kujtim Shala, Arben Gashi, Avdullah Hoti e Besian Mustafa, si dhe ata të LVV-së, Fitore Pacolli, Mufail Bajqinovci, Albulena Haxhiu e të tjerë.

Në sallë është parë edhe Blerim Reka, për të cilën është thënë se do të jetë ministër i Integrimeve Evropiane në Qeverinë Kurti.

Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com
Foto: KALLXO.com