FOTO - Deputetët e LDK-së s’i respektojnë masat anti-COVID

Deputetët nga radhët e LDK-së gjatë seancës së sotme të Kuvendit janë parë duke mos respektuar masat kundër përhapjes së COVID-19.

Gjatë fjalës së deputetit të LDK-së, Faton Bislimi, kolegia e tij deputete, Valentina Bunjaku, afër tij ka qenë pa maskë dhe pa distancë fizike.

Ndërkaq, pa distancë fizike janë parë edhe deputetë tjerë të LDK-së.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në vazhdimësi ka kërkuar nga deputetët që të respektojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për shkak të coronavirusit.

Ndërkohë, disa deputetë të Kuvendit të Kosovës janë konfirmuar pozitiv me coronavirus.