FOTO: Dëmtohet rëndë rruga Qeskovë-Këpuz, Komuna nuk ndërhyn për ta rregulluar

Rruga që lidh fshatrat Qeskovë-Këpuz të Klinës është dëmtuar rëndë dhe vende-vende është bërë edhe e pakalueshme.

Kështu ka raportuar një qytetar në KALLXO.com.

Ai ka dërguar edhe foto që tregojnë gjendjen e rëndë të rrugës.

Sipas qytetarit, rruga është dëmtuar sidomos nga kamionët e një kompanie që po transportojnë asfalt për rrëgullimin e rrugës Këpuz-Mrasor.

Në këtë gjendje të rëndë rruga sipas qytetarit është që prej një viti dhe se Komuna nuk ka ndërmarrë asgjë për ta rregulluar, ndonëse banorët janë ankuar dhe Komuna është në dijeni.

Këto janë fotot e dërguara nga qytetari: