FOTO: Dëmet nga tërmetet në Zagreb

Tërmetet që goditën sot në mëngjes Zagrebin kanë shkaktuar dëme por edhe të lënduar.

Televizioni publik HRT ka publikuar fotografi, në të cilat shihen dëmet që janë shkaktuar nga 3 dridhjet e tokës.

Në foto shihen shembje të pjesëve të ndryshme të objekteve, plasaritje të mureve, dëmtime të makinave, rrëzimi i kryqit në njërën prej kullave të katedrales së Zagrebit, si dhe qytetarë të cilët kanë dalë në hapësira ku nuk mund të lëndohen nga ndonjë dridhje tjetër eventuale.

Autoritetet njoftojnë se një vajzë 15-vjeçe ka pësuar lëndime të rënda dhe se mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën.

Këto janë fotot e publikuara nga televizioni publik.