
FOTO - Dëme të mëdha prej breshërit në Miradi të Epërme të Fushë Kosovës
12.6.2021 - 21:23
Mot i ligë ka përfshirë sot pasdite disa zona të Kosovës.
Si pasojë e shiut dhe breshërit, janë shkaktuar dëme në mbjelljet bujqësore të shtëpive.
Një rast i tillë ka ndodhur në fshatin Miradi e Epërme e Fushë Kosovës.
KALLXO.com ka siguruar fotorafi të dëmve që i ka shkaktuar breshëri që ka rënë në këtë fshat.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës parashihen të sjellin shi dhe shkarkime rrufesh.