FOTO: Çatia e djegur e stacionit policor në Zubin Potok

Orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërtesa e stacionit policor në Zubin Potok u kaplua nga zjarri.

Nga zjarri është djegur çatia e stacionit policor. Në lidhje me këtë rast KALLXO.com ka kontaktuar edhe zëvendës drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti.

“Është djegur kulmi i stacionit ne Zubin Potok, nuk ka dëme te tjera në katet poshtë në stacion. Kanë intervenu zjarrfikësit dhe e kanë ndalur. Sot ekipet e Policisë se Kosovës nga Prishtina do ta dërgojnë  ekipin për me i pa shkaktarët e zjarrit”, tha Hoti.

KALLXO.com ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes ku shihet deri sa stacioni policor merr flakë e gjithashtu edhe fotografi të gjendjes së stacionit pas shuarjes së zjarrit

Stacioni Policor në Zubin Potok, Foto:KALLXO.com
Stacioni Policor në Zubin Potok, Foto:KALLXO.com