FOTO: Çarja e mureve në Klinë nga tërmeti në Shqipëri

Tërmeti i fuqishëm që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Shqipëri, është ndjerë edhe në disa qytete në Kosovë.

Lëkundjet nga tërmeti kanë shkaktuar çarje të murit në një objekti banesor në qytetin e Klinës.

KALLXO.com ka siguruar disa fotografi nga vendi ku shihen dëmet nga tërmeti.

Në orët e para të mëngjesit është shënuar tërmeti më i fuqishëm ndër dekada që goditi Shqipërinë, e që tronditi kryeqytetin Tiranën dhe perëndimin e veriun e vendit të martën, duke shkatërruar ndërtesat dhe duke lënë të ngujuar banorët nën rrënoja.

Ekipi i KALLXO.com është duke raportuar në vazhdimësi nga pallati afër stadiumit ‘Niko Dovano” në Durrës, ku po bëhen kërkime në rrënojat e kësaj ndërtese pesëkatëshe.