Rruga: William Walker- Prizren

FOTO- Bunar në mes të trotuarit në rrugën 'William Walker' në Prizren

Trotuaret në rrugët ‘William Walker’ dhe ‘Tahir Sinani’ në Prizren kanë disa probleme, të cilat vështirësojnë qarkullimin e banorëve.

Në rrugën ‘William Walker’ gjendet një pusetë e hapur, teksa dikush është kujdesur që mbi të të vendosë disa dërrasa të cilat janë dëmtuar.

Po ashtu në këtë rrugë, në mes të trotuarit gjendet një bunar.

Pak më poshtë rrugës ‘William Walker’, në rrugën ‘Tahir Sinani’, gjendet trotuari, në të cilin janë zhdukur kubëzat në një pjesë dhe nuk dihet arsyeja se pse është lënë në atë gjendje për disa vite.

KALLXO.com në lidhje me këto problematika ka dërguar kërkesë për informacione në Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit, por ende nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Rruga: William Walker- Prizren
Rruga: William Walker- Prizren
Rruga: Tahir Sinani- Prizren
Rruga: Tahir Sinani- Prizren
Rruga: William Walker- Prizren