FOTO: Breshri shkakton dëme të mëdha në Mamushë

Kokrrat e mëdha të breshrit që kanë rënë të martën në mbrëmje kanë shkaktuar dëme të mëdha në Mamushë.

Qytetarë të kësaj komune janë ankuar se të gjitha serrat janë dëmtuar nga breshri që ra gjatë mbrëmjes.

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasnic, ka publikuar foto të kokrrave të breshrit që ka rënë atje.

Në foto shihet se ka kokrra që janë sa veza e pulës. Po ashtu, në to shihen xhamat e thyer të veturës si dhe dëmet që ka shkaktuar breshri në serrat e fshatit.