Ilustrim

FOTO: Bora në malin e Kikës tërheq shumë vizitorë

Në mbrëmjen e 4 shkurtit, territori i Kosovës u përfshi nga një stuhi bore.

Stuhisë së borës i parapriu një stuhi me erëra të forta, të cilat shkaktuan dëme, sidomos në rrjetin elektrik, në rajone të ndryshme të vendit, e më pas një rrebesh shiu.

Ndonëse në zona të shumta bora është shkrirë pothuajse tërësisht, kështu nuk është në zonat malore.

Gazetari i KALLXO.com ka qëndruar sot në malin e Kikës, në Kamenicë, ku trashësia e borës ishte, dhe vende-vende vazhdon të jetë, mbi 1 metër.

Për shkak të sasisë së madhe të borës, të gjitha rrugët ishin mbyllur.

Por, më pas, rrugët janë hapur nga kompanitë përkatëse.

Ajo që shihet në foto është se vende-vende, trashësia e borës është rreth 2 metra.

Gjithsesi, bora në këtë mal që gjendet mbi fshatin Hogosht ka tërhequr shumë vizitorë nga vise të ndryshme të Kosovës.