Foto: KALLXO.com

FOTO: Bllokohet rruga Ferizaj-Viti shkaku i një mjeti shpërthyes

Për shkak të një mjeti shpërthyes, i gjetur buzë rrugës, për një kohë është bllokuar sot rruga Ferizaj-Viti.

Një qytetar ka raportuar se rruga ishte mbyllur për qarkullim për shkak të një mine të pashpërthyer.

Qytetari ka treguar se njësitë e çminimit e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë shpërthyer në mënyrë të kontrolluar mjetin shpërthyes dhe rruga është hapur për qarkullim rreth orës 14:00.

Kjo është foto e dërguar nga qytetari në adresë të KALLXO.com.

Foto: KALLXO.com