FOTO - Bllokohet rruga “Bill Klinton”, policia informohet për një valixhe të dyshimtë

Një valixhe e dyshimtë është hasur në një parking në rrugën “Bill Kllinton”.

Aktualisht rruga është bllokuar për qarkullim dhe banorët e asaj pjese janë larguar nga policia.

Valixhja e dyshuar, Foto:KALLXO.com

Lajmin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë së Rajonit të Prishtinës, Florie Ahmeti- Haziraj.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, kur edhe do të njoftoheni edhe për detaje të tjera”, ka thënë Ahmeti për KALLXO.com.

KALLXO.com po qëndron në afërsi të vendit të ngjarjes ku ekipi ka treguar se e gjithë ajo zonë e cila për momentin po konsiderohet e rrezikshme është bllokuar me shirita të policisë.