Gjilan, Foto: KALLXO.com

FOTO - Bizneset në Gjilan një ditë pas vërshimeve

Dhjetëra biznese në qendër të Gjilanit janë përgatitur për të parandaluar vërshimet e mundshme.

Kjo është situata një ditë pas vërshimeve të ujit në këtë qytet, pas shiut të rrëmbyeshëm të së shtunës që shkaktoi shumë dëme materiale.

KALLXO.com ka siguruar pamje, ku pranë hyrjeve të bizneseve shihen thasët me rërë.

Disa qytete të Kosovës këto ditë janë përballuar me situatë të rëndë nga vërshimet dhe dëme në të mbjella bujqësore, pas ndryshimit të motit që u përcoll me shi të rrëmbyeshëm.

Gjilan, Foto: KALLXO.com
Gjilan, Foto: KALLXO.com

Vërshime në Gjilan, uji depërton edhe në lokale (VIDEO)