Foto - Bie niveli i ujit në Liqenin e Vermicës

Rënie të nivelit të ujit këtë vit ka pasur edhe Liqeni i Vermicës.

Në këtë liqen, nga fotot e dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, vërehet se ka rënë dukshëm poshtë niveli i ujit.

Me problem të tillë janë ballafaquar këtë vit edhe Liqeni i Përlepnicës dhe ai i Badovcit, kjo për shkak të mungesës së reshjeve të shiut.

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.