FOTO: Bërllok gjithandej në Ferizaj

Një ecje rreth e përqark qytetit të mjafton për të parë se rrugët e qoshet e qytetit  të Ferizajt janë vërshuar nga mbeturinat.

Shumë afër projektit të ashtuquajtur “Bashkimi i qytetit” në Ferizaj sheh grumbuj mbeturinash që nuk janë larguar me ditë të tëra.

Pamje e ngjashme është edhe në rrugën “Gjon Serreqi”.

Për këtë gjendje me mbeturina kanë reaguar edhe shumë qytetarë të kësaj komune të cilët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.

Në anën tjetër, Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” dy ditë më parë u ka bërë qytetarëve që të jenë të kujdesshëm dhe të vendosin mbeturinat në kontejnerë e jo jashtë tyre.

Kjo kompani po ashtu javë më parë në një prononcim për KALLXO.com pati treguar se kanë probleme të herëpashershme me makineri, si dhe tre kamionët të cilët i kanë pranuar nga komuna muaj më parë ishin të përdorur e jo të rinj ashtu siç pati deklaruar udhëheqësi i kësaj komune, Agim Aliu, gjatë mbledhjes së Kuvendit Komunal më 31 maj të këtij viti.

“Ai (kryetari Agim Aliu) i ka pru tre kamionë, por nuk kanë qenë të ri. Faktikisht, ata kanë qenë pak të bajtur, por më të mirë se këta që i kemi pas në kompani, janë kanë. Po, kemi pas probleme të natyrës së ndryshme, ndonjë pompë është prish, sepse ata punojnë me vaj e ka mujt me rrjedh diku vajin, amo po kemi pas probleme edhe me ata sepse rregullisht kanë qenë në terren”, pati thënë Ismajli për KALLXO.com.

“Investuam në blerjen e automjeteve të reja bartëse për grumbullimin e mbeturinave”, pati thënë Aliu gjatë fjalës së tij në seancë.

Komuna më 23 korrik të këtij viti po ashtu ka furnizuar  me 800 kontejnerë për mbeturina KRM “Pastërtia”, 750 prej tyre janë shpërndarë për shtëpi si dhe 50 për banesa kolektive.

Kjo kompani e cila financohet nga Komuna e Ferizajt përveç problemeve me pajisje të punës po ashtu herë pas here ka raportuar edhe për vonesa dhe mosrritje të pagës. Madje punëtorët pakënaqësitë i kanë shprehur edhe përmes protestave.

KALLXO.com vazhdimisht ka raportuar për problemin me bërllokun në këtë komunë.

Fotografitë e bëra nga KALLXO.com në Ferizaj:

FOTO: KALLXO.com 01.08.2021
FOTO: KALLXO.com 01.08.2021
FOTO:KALLXO.com 01.08.2021
FOTO:KALLXO.com 01.08.2021
FOTO:KALLXO.com 01.08.2021
FOTO:KALLXO.com 01.08.2021
FOTO:KALLXO.com 01.08.2021
FOTO:KALLXO.com 01.08.2021
FOTO:KALLXO.com 01.08.2021

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.