Ilustrim

(FOTO) Bastisje të gjera pas kërcënimit të prokurorores

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kanë nisur bastisje para pak çastesh në lagjen “Kalabria” ku dyshohet se ka jetuar njëri nga personat e dyshuar për kërcënimin e prokurores Drita Hajdari.

KALLXO.com mëson se tanimë veçse është arrestuar një i dyshuar për këtë kërcënim.

Prokurorja Speciale kishte raportuar kërcënimin ndaj saj, mëngjesin e sotëm.

Hajdari është prokurorja në rastin e ashtuquajtur “Pronto”, ku të akuzuar janë Adem Grabovci dhe të tjerët.

Të gjithë të akuzuarit në këtë rast janë liruar nga akuzat me vendim të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Mbrëmë, prokurorja foli në thellësi lidhur me lëndën “Pronto”, në një intervistë për emisionin “Drejtësia në Kosovë”.

 

Rrëfimi i Prokurores së ‘Prontos’