(FOTO) Banorët e Krushës së Vogël protestojnë para gjykatës

Banorët e Krushës së Vogël janë mbledhur sot në protestë  para Gjykatës së Prizrenit.

Kjo protestë lidhet me gjykimin për krime lufte ndaj të akuzuarit Darko Tasiq ndërsa qëllimi i protestës sipas tyre është për të kërkuar drejtësi për krimet e kryera në fshatin Krushë e Vogël.

Darko Tasiq, i cili deri në vitin 1999 kishte jetuar në Krushë të Vogël bashkë me familjen e tij, tash po akuzohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës për vepra krime të luftës kundër popullatës civile shqiptare.

Sot është e paraparë të mbahet seanca e fundit e këtij gjykimi që ka zgjatur dy vite, ku Prokurorja Speciale Drita Hajdari dhe dy mbrojtësit e Tasiq, Ljubomir Pantoviq dhe Dejan Vasiq, do të paraqesin fjalën e tyre përfundimtare.

Pas fjalës përfundimtare të palëve, trupi gjykues brenda 3 ditëve shpallin vendimin e tyre.

I akuzuari Darko Tasiq dje kishte dalë para gjykatës pas 2 viteve që kur ka filluar gjykimi, por në kohën kur i erdhi koha të paraqiste mbrojtjen e tij nuk e tha asnjë fjalë para trupit gjykues.

“Do të mbrohem në heshtje”, u deklarua i akuzuari Tasiq, duke e shfrytëzuar të drejtën e tij që të mos deklarohet dhe të mbrohet në heshtje.