FOTO - Banorët e Krushës së Vogël ankohen se s'kanë ndriçim publik që një muaj

Banorët e fshatit Krushë e Vogël të komunës së Prizrenit tash e një muaj nuk kanë ndriçim publik.

Banorët kanë deklaruar se tashmë kanë bërë kërkesë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike pranë kësaj komune, por të njëjtit nuk kanë marrë asnjë veprim për rregullimin e ndriçimit.

KALLXO.com ka kërkuar informacione në komunën e Prizrenit për këtë çështje dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.

Në redaksinë e KALLXO.com, kanë ardhur disa fotografi ku shihet mungesa e ndriçimit.

Komuna e Prizrenit është arsyetuar se për shkak të problemeve me operatorin ekonomik nuk kanë mundur të intervenojnë.

“Për shkak të disa problemeve me Operatorin Ekonomik nuk kemi pasë mundësi të intervenojmë. Shumë shpejt do të zgjidhet edhe ky ngërç dhe do të fillohet me ndriçim”, thuhet në përgjigjen e komunës.

Sqarim: Ky tekst është plotësuar në ora 15:42 me përgjigjen e Komunës së Prirenit