Foto: Automjeti 'antik' i Policisë së Kosovës

KALLXO.com në shumë raste ka raportuar për veturat e prishura të cilat përdoren nga Policia e Kosovës.

Në disa raste pas raportimit të KALLXO.com këto vetura janë larguar nga përdorimi.

Por një veturë e tillë është parë duke qarkulluar gjatë ditës së djeshme në rrugët e Prishtinës.

KALLXO.com ka bërë disa fotografi të veturës kombi të Policisë së Kosovës e cila shihet se është në gjendje të dëmtuar, por e njëjta është ende në përdorim.

Më poshtë mund të shihni fotografitë e veturës së Policisë së Kosovës.