FOTO: Automjetet e blinduara që Shtetet e Bashkuara ia dhuruan Ushtrisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka vizituar Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në Kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, me qëllim të njoftimit me automjetet e blinduara të tipit ASV të donacionit të ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mehaj përmes një postimi në Facebook tha se këto automjete janë vetëm pjesa e parë e kontingjentit të plotë të donacionit përkatës nga ShBA që do të pranohet në vazhdim.

“Po ashtu, inspektova edhe Poligonin e Qitjes së KDS-së, ku pashë nga afër seancën trajnuese të pjestarëve të FSK-së në qitje me armë zjarri sipas planit paraprak të Qendrës për Stërvitje Profesionale të KDS-së. Nga stafi, u njoftova me kushtet, pajisjet, masat e sigurisë, doktrinën si dhe procedurat standarde të operimit të aktiviteteve trajnuese në Poligonin e Qitjes”, ka shkruar Mehaj më tej.