Operacion kundër vjedhjes së taksave cak diskotekat e medha të Prishtinës
03.8.2019 - 02:13
Një aksion i gjerë i Administratës Tatimore të Kosovës ka në shënjestër diskotekat në kryeqytet. Operacioni është zhvilluar pas raportimeve të qytetarëve në Kallxo.com për shmangie të tatimeve nga bizneset e ndejave të mbrëmjeve.
Nën llupën e ATK-së janë pronaret e diskotekave dhe bizneve të tjera të përfshirë në ndeja.
Në kontroll kërkohen kontratat për shërbime dhe rregullsia e kuponave fiskal. Të dhënat e para nga operacioni tregojnë për parregullsi të shumta.
Disa orë më herët, ATK kishe bërë kontroll të ngjashëm në sallat e dasmave.
https://kallxo.com/lajm/kontrollohen-kengetaret-kameramanet-e-restorantet-e-dasmave/