Foto: Bahrie Sadiku/Kallxo.com

FOTO - Arti i muraleve bashkon komunitetet në Mitrovicë

Ngjyra të ndryshme po i japin jetë Urës së Ibrit. Me moton “Just Art”, 35 artistë shqiptarë dhe serbë u bashkuan të dielën në Mitrovicë për të zhvilluar instalacionin artistik që do i ndryshojë pamjen qytetit.

Ky është edicioni i dytë i festivalit “Nomad” i organizuar nga OJQ-ja ‘Futja ngjyrë” dhe organizata “Link” nga veriu i Mitrovicës.

“Qëllimi i Nomad Fest është ndryshimi i pamjes së qytetit dhe  rrjetëzimi i artistëve nga regjioni i Mitrovicës pa marrë parasysh përkatësinë etnike, fetare, gjinore”, tha Bardhyl Dobroshi nga OJQ-ja ‘Futja ngjyrë”.

Sipas Dobroshit , mesazhin e muraleve do e përcaktojnë vet artistët në mënyrë që mos të kenë barriera në lirinë e kreativitetit të tyre.

Ndërsa Milan Dobriq, nga organizata “Link”  tha se  qëllimi i këtij aktiviteti është që të rinjtë të përfshihen më shumë në art  dhe të largohen nga problemet që lidhen me politikë.

Bojan Ordiq, një I ri që po punonte të martën pasdite në murale, tha për KALLXO.com se pret që Brenda tri ditëve të përfundojnë punët në vizatimin e mureve.

“Qëllimi është ta zbukurojmë qytetin. Kam marrë pjesë edhe në zbukurimet e qyteteve tjera, këtë herë edhe në Mitrovicë”, tha Ordiq.

Kjo iniciativë ka filluar në vitin 2017 si pilot projekt, ndërsa edicioni i vitit 2018 është mbajt me ndihmën e Ambasadës Amerikane dhe bizneseve lokale. Aplikacioni ka qenë i hapur nga gjithë Kosova në të cilin kanë aplikuar 60 persona. Por, për shkak të financimit janë marrur artistë vetëm nga regjioni i Mitrovicës (Vushtrri, Zubin Potok, Zveçan). Përveç muraleve, ky aktivitet ka përfshirë edhe punëtori e kampingje të ndryshme.

Punimet nuk kanë përfunduar, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.

Foto: Bahrie Sadiku/Kallxo.com
Foto: Bahrie Sadiku/Kallxo.com
Foto: Bahrie Sadiku/Kallxo.com
Foto: Bahrie Sadiku/Kallxo.com
Foto: Bahrie Sadiku/Kallxo.com
Foto: Bahrie Sadiku/Kallxo.com
Foto: Bahrie Sadiku/Kallxo.com
Foto: Bahrie Sadiku/Kallxo.com
Foto: Bahrie Sadiku/Kallxo.com