Foto: Ilustrim

FOTO - Arrestohet një i dyshuar për drogë në Leposaviq

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për posedim të substancave narkotike në Leshak të Leposaviqit.

Në banesën e të dyshuarit Policia ka gjetur dhe konfiskuar katër paketime me substancë që dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 1287 gr, dhe sekuestruar 1,200 euro, 12,000 dinarë të Serbisë dhe dy telefonë.

Siç njoftojnë forcat e rendit, ndaj të dyshuarit M.V. (viti i lindjes 1986, me shtetësi të Serbisë dhe Holandës), iniciohet rasti – shitblerje narkotikëve.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet.