Ilustrim

FOTO: Armët që lanë pas të dyshuarit pas përleshjes në qendër të Prishtinës

Policia e Kosovës ka konfiskuar një revole dhe një thikë pas një përleshjeje mes disa personave në qendër të Prishtinës, afër Ministrisë së Arsimit.

Sipas forcave të rendit, rasti ka ndodhur rreth orës 16:30.

“Sot rreth orës 16:30, zyrtarët policor, respektivisht njësiti special, kanë reaguar në një rast të përleshjes në mes të disa personave.  Rasti  ishte në progres  në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë., ku disa persona  pasi kishin dalë nga veturat e tyre janë përfshirë në një rrahje”, thuhet në njoftim.

Katër persona u shoqëruan në Polici ndërsa për rastin kanë nisur edhe hetimet.

“Ka qenë reagimi i shpejtë policor në vendngjarje  edhe i zyrtarëve nga stacioni qendra , ai që ka rezultuar me  shoqërimin e katër personave të përfshirë në këtë rast, si dhe sekuestrimin e një arme zjarri dhe një thike”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

VIDEO – Arrestohet një person në qendër të Prishtinës

www.kallxo.com