FOTO - Aksioni i Prokurorisë në Prizren, arrestohen disa të dyshuar për fajde

Gjatë ditës së sotme, Njësitë Speciale të Policisë kanë asistuar Prokurorinë e Prizrenit në një aksion të realizuar në së paku gjashtë lokacione në rajonin e Prizrenit.

Cak i Prokurorisë ishin disa persona të dyshuar për fajde.

Njësitë Speciale e hetues policorë në koordinim të plotë me Prokurorinë e Prizrenit që nga mëngjesi kanë realizuar një serë bastisjesh dhe kanë arrestuar disa persona të dyshuar për fajde.

Përveç arrestimeve pati edhe bastisje te shtëpive të të dyshuarve me ç‘rast janë gjetur disa prova dhe materiale që lidhen me rastin.

Gjatë ditës së sotme janë konfiskuar edhe disa vetura të personave të dyshuar.