foto: Ilustrim

FOTO: Aksidenti me të lënduar në Prishtinë

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 23:00 në qendër të Prishtinës.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com edhe Policia e Kosovës.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Flora Ahmeti, në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Eqrem Çabej”.

KALLXO.com ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.

Në foto shihet se në vendin e ngjarjes janë ende veturat e aksidentuara dhe njësitë e Policisë.