FOTO - Aksident zinxhiror në afërsi të Fushë Kosovës

Një aksident ka ndodhur para disa minutave në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në afërsi të Fushë-Kosovës.

Në këtë aksident janë të përfshira disa automjete.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi në adresë të KALLXO.com nga ky rast.

Në pamje shihet se patrulla e policisë dhe ambulanca ka arritur në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com ka provuar qe të kontaktojë me Policinë e Kosovës por që deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë përgjigjje.

Këto janë fotografitë nga aksidenti që kanë arritur në redaksinë e KALLXO.com