Aksident: Veturës i mbesin rrotët lartë në Dragash(FOTO)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren.

Sipas një qytetari, aksidenti ka ndodhur në rrugën Prizren- Dragash.

Në bazë të fotografive të dërguara nga redaksi, shihet një veturë që është rrokullisur anash rrugës.

Nuk dihet ende se sa vetura janë përfshirë në këtë aksident dhe nëse ndonjë person ka pësuar lëndime.

KALLXO.com po pret një përgjigje zyrtare nga policia në Prizren.