FOTO - Aksident trafiku në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash tek rreth në hyrje të Prishtinës, i njohur si rrethi i flamurit.

Në fotot e dërguara nga qytetarët në KALLXO.com shihet se në aksident është e përfshirë një veturë e tipit ‘Range Rover’ dhe një kamion.

Në vend të ngjarjes shihet se ka arritur edhe policia e Kosovës.

Poashtu nga ky aksident vërehet se janë krijuar kolona të gjata në rrugë.