(FOTO) Aksident trafiku në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në rrugën magjistrale Prishtinë- Fushë Kosovë.

Nga disa foto të dërguara në adresë të KALLXO.com, shihet se Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa qytetarët janë duke tentuar të ndihmojnë një të lënduar si pasojë e aksidentit.

KALLXO.com, ka kontaktuar Policinë e Kosovës të marrë vesh më shumë rreth këtij rasti, por deri në publikimin e këtij lajmi, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.