FOTO: Aksident trafiku në Kaçanik, 4 të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në Kovaqec të Komunës së Kaçanikut dy orë me parë.

Si pasojë e aksidentit janë lënduar katër persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar rreshteri Kanun Veseli.

Sipas Veselit deri tek aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së kushteve të rrugës.

“Po është një aksident trafiku është i përfshirë vetëm një automjet diku rreth orës 18:00 më kanë njoftuar, janë katër persona të lënduar. Tre janë për trajtim në Spitalin Rajonal të Ferizajt ndërsa një është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”, tha Veseli.

Aksident ne Kovaqec – Kacanik FOTO:Kacaniku me rrethine 18.03.2021