FOTO - Aksident trafiku në hyrje të Prishtinës

Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutash në hyrje të qytetit të Prishtinës, përkatësisht përballë Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Një qytetar ka dërguar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Sipas qytetarit në aksident janë të përfshira dy vetura.

Në pamje shihet se në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe patrulla e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq nuk dihen detaje të tjera lidhur me këtë aksident.

KALLXO.com është në pritje të një përgjigje nga Policia e Kosovës.

Këto janë pamjet nga aksidenti: