(FOTO) Aksident në Rakosh të Istogut, tetë të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30 në fshatin Rakosh të Istogut.

Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit përveq dëmeve materiale, tetë persona kanë pësuar lendime trupore.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të lënduarit për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar në QKUK-Prishtinë”, tha ai.

Në adresë të KALLXO.com kanë arritur fotografi nga vendi i ngjarjes.