FOTO: Aksident në qendër të Skenderajt

Një aksident ka ndodhur para disa minutave në udhëkryqin në qendër të qytetit të Skenderajt.

Një qytetar ka dërguar disa fotografi nga ky aksident.

Sipas qytetarit, në këtë aksident janë të përfshira dy vetura.

Në foto shihet se Policia ka arritur në vendin e ngjarjes.

KALLXO.com është duke pritur përgjigje nga Policia e Kosovës lidhur me këtë aksident.

Këto janë fotografitë e qytetarit të dërguara në redaksinë e KALLXO.com.