FOTO: Aksident në Mitrovicë

Një aksident ka ndodhur mes dy veturave në Mitrovicë.

KALLXO.com ka siguruar fotografi edhe nga vendi i ngjarjes, ku shihen dy vetura të cilat janë përplasur me njëra- tjetrën.

Sipas fotografive shihet se dy veturat kanë pësuar dëme materiale ndërsa ende nuk është bërë e ditur nëse ka të lënduar.

Në fotografi nuk vërehen ekipet policore dhe mjekësore ndërsa KALLXO.com po pret përgjigje edhe nga policia në lidhje me aksidentin.