(FOTO)Aksident mes kamionit dhe veturës, dy të lënduar

Një aksident ka ndodhur para disa minutave në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë. Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një veture të llojit xhip dhe një kamioni cisternë.

Nga ky aksident dy persona kanë pësuar lëndime të lehta.

Një fotografinë e siguruara në KALLXO.com shihet se një veturë ka pësuar dëme të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes gjithashtu shihen edhe Policia e Kosovës si dhe Ambulanca.

Sipas policisë shkaku i aksidentit është mosmbajtja e distancës.

Aksident