FOTO - Aksident në Dobërllukë të Vushtrrisë, policia jep detaje

Një veturë është përplasur në barrierat e rrugës në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë të shtunën më 25.05.2024.

Në një prononcim për KALLXO.com, Avni Zahiti zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës ka thënë se vozitësi i veturës ka pësuar lëndime.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe forcat e rendit.

“Një  veturë  e përfshirë,  përveç dëmeve materiale lëndime ka pësuar shoferi i veturës” – ka thënë Zahiti.