FOTO - Aksident në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në Prishtinë.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se aksidenti mes veturave ka ndodhur në lagjen “Ulpiana”, në afërsi të rrethit tek QKUK-ja.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident.

Për këtë rast, KALLXO.com ka dërguar pyetje në Policinë e Kosovës dhe është në pritje të përgjigjes së tyre.