FOTO - Aksident mes tri veturave afër Mensës së Studentëve

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.

Në adresë të KALLXO.com kanë arritur disa fotografi nga ky aksident.

Sipas qytetarit që ka dërguar fotot, në këtë aksident janë të përfshira tri automjete.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zyrtarja policore tha se si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.

“Rreth orës 16:00 në rrugën Agim Ramadani ka ndodhur një aksident trafiku mes tri veturave. Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësia e trafikut”, tha ajo.

Këto janë fotografitë nga vendi i ngjarjes: