FOTO: Aksident mes një veture dhe një motoçiklete në Pejë

Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur para pak minutash në Pejë.

Në këtë aksident janë të përfshira një veturë “Mercedes” dhe një motoçikletë.

Në fotografitë që një qytetar i ka dërguar në adresë të KALLXO.com shihet motoçikleta e rrëzuar dhe vetura e ndalur në mes të rrugës.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë.

FOTO: KALLXO.com
FOTO: KALLXO.com
FOTO: KALLXO.com