FOTO - Aksident mes dy veturave afër QKUK-së

Një aksident trafiku ka ndodhur në afërsi të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com

Në to shihet se në këtë aksident të përfshira janë dy vetura.

Gjithashtu, në vendin e ngjarjes shihet edhe patrulla e Policisë së Kosovës.

Sot një numër i madh i automjeteve është parë në rrugët në hyrje-dalje të kryeqytetit, pasi që ky qytet u fut në karantinë mbrëmë.

Të gjithë qytetarët që gjenden jashtë kryeqytetit kanë mundësi të futën ose të dalin vetëm deri sot (e diele), në ora 17:00.

Prishtina ka shënuar 47 të të prekurve me COVID-19. Numri në total i të prekurve më coronavirus në Kosovë është 283, prej tyre 58 të shëruar dhe 7 të vdekur.

Këto janë fotografitë e dërguar nga qytetari në adresë të KALLXO.com